Home / roze / Në tetor del albumi i ri i Taylor Swift, “1989”

Në tetor del albumi i ri i Taylor Swift, “1989”

taylorswiftfotoTaylor Swift, fituesja e shtatë çmimeve Grammy, ka lajmëruar që më 28 tetor del albumi i saj më i ri i titulluar “1989”.

Me albumin “1989” Taylor surprizon për pjekurinë e saj muzikore. Albumi vë në qendër ndjeshmërinë e muzikës pop dhe konfirmon talentin e kantautores dhe aktores së re Taylor Swift.

“Na është dashur dy vjet për të shkruar albumin “1989”. Dy vjet është koha e nevojshme për të krijuar, ndryshuar dhe të lejosh veten që të inspirohesh. Kam dëgjuar shumë pop të viteve 1980 që ishin shumë të guximshëm dhe nuk kishin limite. Albumi për mua është si një rilindje dhe zyrtarisht është i pari i rrymës pop. “1989” është absolutisht albumi më i preferuar ”, thotë Taylor Swift.

“Single” i parë nga albumi është “Shake it off” që mund të shkarkohet nga iTunes. Në iTunes renditet e para në 22 vende të botës dhe ka kaluar 45 milionë klikime në “Youtube” në pak ditë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: