Home / Bota / Rusia kërcënon Norvegjinë me sulm bërthamor

Rusia kërcënon Norvegjinë me sulm bërthamor

Një zyrtar rus ka paralajmëruar Norvegjinë, se mund të jetë një objektiv bërthamor, pasi ka lejuar vendosjen e marinsave amerikane në vend.

Frants Klintsevich, nënkryetar i Komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë, ka deklaruar se vendosja e marinsave amerikanë në Vaernes ishte pjesë e grumbullimit të Ushtrisë amerikane dhe e ka vendosur Norvegjinë në lojë në rast të një konfrontimi bërthamor dhe se Kremlini e sheh vendosjen e 330 marinsave në Norvegji si një kërcënim direkt ushtarak.

“Kjo është shumë e rrezikshme për Norvegjinë dhe norvegjezët”, tha ai për kanalin “TV2” rus.

“Nuk e kemi pasur kurrë më parë Norvegjinë në listën e objektivave për armët tona strategjike, por nëse kjo vazhdon, popullsia në Norvegji do të vuajë. Ne duhet të reagojmë ndaj kërcënimeve definitive ushtarake”, tha Klintsevich.

Leave a Reply

Your email address will not be published.