Home / Bota / Amerika / Një javë para zgjedhjeve, Trump mposht Hillaryn në sondazhe

Një javë para zgjedhjeve, Trump mposht Hillaryn në sondazhe

Entuziazmi i fortë për Hillary Clinton është duke rënë që kur u dha lajmi se FBI-­ja po heton email-et e saj. Clinton është tani me një pikë më pak, mbrapa Donald Trump, hera e parë e ketij rezultati që prej sondazheve te muajit majit. Kështu thotë sondazhi i fundit i ABC News / Washington Post, prodhuar për ABC nga Langer Research Associates.

Dyzet e gjashtë për qind e votuesve të mundshëm kanë mbështetur Trump në rezultatet e fundit, ndërsa 45 për qind mbështesnin Klinton. Trump tani udhëheq ndaj Clinton me 8 pikë në pjesën e votuesve të cilët janë shumë entuziastë për zgjedhjen e tyre.

Entuziazmi i fortë për Clinton ka humbur 7 pikë që nga fillimi i hetimeve, sidomos nga e premtja deri të dielën. Sido që të jetë, rezultatet janë jashtëzakonisht shumë të ngushta.

Ka qenë deklarata e drejtorit të FBI­së, Xhejms Komi që tha se të tjera e­maile po vlerësohen nga FBI për çështjen e Clintonit. Kjo deklaratë ka bërë që Trump të avantazhohet dhe të marrë pikë ditët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.