roze

Vazhdon pasioni për çiftin Buffon-D’Amico

buffondamicoPuthje, përqafime, det dhe diell për D’Amico e Buffon që duket se janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

Fotografitë e shkëputura nga “Diva e Donna” flasin shumë qartë. Pas pushimeve në Greqi ata janë fotografuar në bregdetin italian Cinque Terre, ku kanë kaluar një fundjavë pasioni.

Edhe pse kritikat nuk mungojnë të dy duken shumë të lumtur dhe po shijojnë çdo moment në maksimum. Në fotot e shkëputura ata shihen në plazh teksa përqafohen dhe puthen me njëri-tjetrin.

Portieri i kombëtares italiane nuk ndalon në asnjë moment së përqafuari dhe përkëdheluri gazetaren e tij. Ndoshta të dy fshehin sekrete shumë të këndshme,ku sipas thashethemeve flitet për një shtatzëni të mundshme të D’Amicos.

Së shpejti nis kampionati i futbollit për Buffon dhe për D’Amicon nisin shfaqjet televizive, por arratisjet e tyre të dashurisë duket se do të jenë të shpeshta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button