Home / Kronika / Kronika e zeze / Gjendet e vdekur një punonjëse e spitalit

Gjendet e vdekur një punonjëse e spitalit

Punonjësja e një spitali në Burrel, është gjetur e vdekur nga punonjësit e tjerë të stafit. Gjatë ditës së djeshme, në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete E.T., 61 vjeçe, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.

Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.

Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: