Home / roze / “Klonohet” Heidi Klum

“Klonohet” Heidi Klum

Mënyra më e çuditshme për të festuar Halloween këtë vit doli se ishte klonimi i vetes. Këtë e bëri pikërisht modelja Heidi Klum, e cila në një parti të organizuar në Nju Jork u prezantua me veten dhe me pesë Heidi Klum të tjera.

“Njerëzit gjithmonë më pyesin: Si ja bën? Ti ke katër fëmijë dhe udhëton në çdo cep të botës. Në fakt ju e dini se unë bëj punë të ndryshme dhe kam 3 show televiziv në vit. Ndaj shpesh mendoj që për të kapur çdo gjë në kohë duhet të klonoj veten time dhe jo një, por disa herë. Aty më lindi një dritë jeshile në mendje: Halloween-i dhe ja ku jam, unë në një version të gjashtë fishtë”, tha Klum.

Për Heidi Klum përgatitja për Halloween nuk shkoi më shumë se 1 orë, por për klonet e saj plot 11 orë për tub ere gati.

“Në fakt mori pak kohë për vajzat: në fakt u duhej të vendosnin fytyrën time mbi të tyren, të vendosnin nga qerpikët deri tek paruket”, tha Klum.

Çdo vit figurat e showbiz gjejnë mënyra kreative për të përcjellë frymën e Halloween me imazhin e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: