Home / roze / Penelope Cruz dhe Javier Bardem, shëtitje në park me fëmijët

Penelope Cruz dhe Javier Bardem, shëtitje në park me fëmijët

penelopejavierPenelope Cruz mbërriti në Cape Town në Afrikën e Jugut së bashku me vajzën e vogël Luna dhe djalin Leo.

Bardem është duke punuar fort dhe ndodhet në Cape Town për xhirimet e filmit të tij më të fundit “The Last Face”, ku luan përkrah Charlize Theron.

Aktorja Penelope Cruz mbërriti në Afrikën e Jugut për të vizituar bashkëshortin Bardem dhe për të shpenzuar kohë me familjen duke shëtitur në park.

45-vjeçari u fotografua duke luajtur me djalin 2-vjeçar Leo, ndërsa Penelope mbante vajzën Luna, 1 vjeç. Protagonistja e “Vicky Cristina Barcelona” ishte veshur “casual” dhe ushqente vajzën Luna. Familja spanjolle dukej shumë e lumtur dhe po shijonte maksimalisht shëtitjen në park.

Leave a Reply

%d bloggers like this: