Home / Parlamentare / Firmos Meta: Ligji i plehrave, sërish jashtë seancës së Kuvendit

Firmos Meta: Ligji i plehrave, sërish jashtë seancës së Kuvendit

Dekreti i presidentit Nishani për të kthyer në Kuvend ligjit që lejon importin e mbetjeve nuk do të shqyrtohet nga deputetët as në seancën e ardhshme. Kryeparlamentari Ilir Meta ka firmosur urdhrin për përcaktimin e rendit të ditës së seancës së 3 nëntorit dhe në listën e projektligjeve për diskutim e votim mungon ai për lejimin e importit të mbetjeve.

Brenda shumicës parlamentare ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për dekretin e presidentit Nishani, ndërsa shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë ligjin. Kryetari i Kuvendit, Meta, u shpreh dje për nevojën e gjetjes së konsensusit me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë, lidhur me ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Ndërkohë, disa prej projektligjeve në rendin e ditës kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 vota për t’u miratuar.

Rendi i ditës

1- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 27.10.2016.

2 – Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.

3 – Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4 – Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5 – Njoftimi/miratimi i projektkalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 7–25 nëntor 2016.

6 – Për votim:

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.

7 – Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: