Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 27 gusht 2014

Horoskopi për datën 27 gusht 2014

horoskopiDashi

Karizma juaj do të jetë e dukshme, ndërsa ju do të admiroheni për paraqitjen tuaj të jashtme, por edhe për atë të brendshme. Do të tërhiqeni shumë nga një njohje e re, bëni komplimente.

Demi

Një shefi juaj do të bëhet shumë i bezdisshëm me ju sot. Gjeni momentin për t’i thënë se nuk ka asnjë arsye të vërtetë për ta bërë këtë gjë. Do të keni mundësi njohjesh të reja. Jini vetvetja.

Binjakët

Fantazia juaj do të jetë në maksimum, ndërsa do të kaloni dhe një mbrëmje të këndshme. Do të bëheni shumë kuriozë rreth një telefonate të papritur. Mos u bëni menjëherë paragjykues.

Gaforrja

Do të pësoni ndryshime të mëdha në përditshmërinë tuaj dhe kjo falë pozicionit të favorshëm të yjeve. Do të jeni të ndërgjegjshëm për një moment kritik që do të përballeni papritmas. Jini të fortë.

Luani

Do të bëni njohje që do të stimulojnë natyrën tuaj krijuese dhe nevojën për të demonstruar sa më parë shkathtësinë tuaj për t’i bërë gjërat sa më të thjeshta. Sqarohuni me personin që doni.

Virgjëresha

Një shefi juaj do t’ju manifestojë mëri, ndërsa ju nuk do të kuptoni motivin. Por mos u shqetësoni, sepse në të vërtetë bëhet fjalë për një problematikë personale. Do të shihni ëndrra të pavërteta.

Peshorja

Qetësia juaj do t’ju bëjë veçanërisht nervoz dhe të pakënaqur për atë çka do të bëni sot. Pesimizmi do të “mbulojë” edhe jetën tuaj dashurore. Vini në “punë” fantazinë.

Akrepi

Duhet të kontrolloni sjelljet dhe të përpiqeni të jeni të dobishëm për punën që bëni, në këtë mënyrë do të merrni rezultate të paparashikuara dhe të dobishme. Me partnerin gjeni harmoninë.

Shigjetari

Do të jeni shumë të përpiktë për të mbajtur nën kontroll punën e të gjithë njerëzve që ju rrethon, duke përdorur sisteme të cilat do ta irritojnë shumë partnerin apo partneren tuaj.

Bricjapi

Nuk duhet të humbisni kohë për të përfituar nga kjo fazë, e cila rezulton të jetë mjaft pozitive për ju, ndaj bëni investime dhe blerje të rëndësishme. Bëni kujdes me keqkuptimet.

Ujori

Sot për ju janë parashikuar të vërteta të kënaqshme, të cilat do t’ju bëjnë më pozitiv dhe të disponueshëm ndaj të tjerëve dhe ndaj punës suaj. Me personin tuaj të dashur do të kaloni momente të mrekullueshme.

Peshqit

Momentet e stresit do t’i kaloni duke bërë pazare të kënaqshme.

Nuk duhet të ndikoheni dhe të kushtëzohuni nga një këshillë që do t’ju japë një mike, sepse ajo fsheh zili ndaj jush.

Leave a Reply

%d bloggers like this: