Kronika e zeze

Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vjeçare

vlore1-320x241Një shpërthim i fuqishëm tritoli në një automjet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike.

Isuf Brahimaj, 42 vjeç, i cili mbante dhe mbiemrin Kokaj është ekzekutuar me një bombë të vendosur në automjetin e tij tip Mitsubishi me targa AA 848 JX. Shpërthimi ndodhi në orën 07:15 dhe automjeti ishte në ecje nga Skela në drejtim të daljes së Vlorës, në vendin e quajtur Rruga Transballkanike, rrethrotullimi i sheshit “Omonia”.

Shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme edhe në banesat përreth. Automjeti pas shpërthimit është ndezur në flakë dhe ka vijuar të ecë deri sa është përplasur me murin e një banese. 19-vjeçarja O.M ka mundur të dalë nga automjeti nga presioni i madhe i shprethimit qe e ka hedhur ne rruge. Me ndihmën e kalimtarëve dhe personave në sheshin “Omonia” ajo është shoqëruar në Spitalin e Vlorës me djegie të shkallës së tretë në trup dhe me dëmtime të rënda të gjymtyrëve.

Ndërkohë, viktima I.K ka vdekur në vend nga shpërthimi që ndodhi poshtë sediljes së tij. Pas zjarrit që ka rënë në automjet trupi i tij është djegur brenda mjetit të mbetur.

Viktima ka qenë edhe njëherë tjetër shënjestër e një atentati me një bombë të vendosur në një motor që përdorej prej tij. Dyshimet e para flasin për një hakmarrje nisur edhe nga fakti se një vit më parë, më datë 31 gusht të vitit 2013, shënjestër e një atentati të ngjashëm në të njëjtin vend ka qenë vëllai i viktimës, shtetasi Bashkim Brahimaj, 40 vjeç. Në atë kohë atentati ndodhi në mëngjes në rrugën transballkanike kur mjeti po lëvizte në drejtim të Skelës.

Policia po heton si pista një hakmarrje të mundshme që mund të lidhet me mosmarrëveshje me persona të ndryshëm gjatë kohës kur ai ka qenë në Itali si emigrant. Ndërkohë, pas kthimit në Shqipëri, viktima është marrë me ndërtime dhe së fundmi ka ndërtuar edhe një hotel në bregdet.

Mendohet se shpërthimi është realizuar me eksploziv C4 me telekomandim.

Njoftimi i policisë së Vlorës

Rreth ore 07.14 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise Qarku Vlore eshte marre njoftin ne lagjen 28 Nentori ka ndodhur nje shperthim. Menjehere ne vend kane shkuar te gjitha sherbimet e Policise te cilat kane kryer veprimet e para procedurale  si dhe sherbimi zjarrfikes. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar automjeti tip Mitsubishi ngjyre e bardhe me targa AA848JX me pronar shtetasin I. K., vjec 42, banues ne fshatin Sherisht ka shperthyer.

Ne momentin e shperthimit brenda ne automjet dyshohet se ndodhej shtetasi I. K., i cili ka gjetur vdekjen e menjehrshme si dhe shtetasja O. M., vjec 19 e cila eshte ne gjendje te rende shendetsore. Nuk ka persona te tjere te lenduar.

Menjehere ne lidhje me kete ngjarje eshte ngritur nje grup i posacem hetimor ne perberje te te cilit jane specialistet me te mire Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Tirane, Drejtorine e Policise Qarku Vlore si dhe Prokurore Kunder Krimeve te Renda Tirane dhe Vlore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button