Te ndryshme

Fenomeni që ndodh për herë të parë në 70 vite, të gjithë do jemi dëshmitarë

Më 14 nëntor do të kemi mundësinë unike të vëzhgojmë jo vetëm super-hënën më të madhe dhe më të ndritshme të vitit, por edhe superhënën më të madhe që nga viti 1948.

Duke qenë pozicioni më i afërt i hënës me planetin tonë në këtë shekull, kjo ngjarje astronomike është cilësuar si “ngjarja protagoniste e vitit” nga CBS News. NASA thekson se sateliti nuk do të jetë më kaq afër me tokën deri më 25 nëntor, 2034.

Fenomeni i superhënës ndodh kur Dielli, Hëna dhe Toka janë në një vijë dhe orbita e satelitit natyror ndodhet në pikën e saj më të afërt me Tokën. Kjo e bën atë që të duket 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme se zakonisht.

Fenomeni do të jetë i qartë me sy të lirë, por për vëzhgim më të mirë është e këshillueshme që të qëndroni larg dritave të qytetit.

Superhëna e ardhshme do të ndodh më 14 dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button