Kronika

Arrestohet kryeplaku i fshatit Brucaj, lejoi kultivimin e lëndëve narkotike

antikanabisiDrejtoria e Policisë së Shkodrës njofton se ka bërë ndalimin e shtetasit Mhill Demaj, 57 vjeç, banues në fshatin Grunë e Re, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë me detyrë Kryeplak i fshatit Bruçaj, Komuna Pult, nuk ka kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Bruçaj janë gjetur dhe asgjesuar 31 parcela në të cilat ishin kultivuar 16.300 rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë, deri më tani janë arrestuar tre persona që akuzohen se qëlluan me armë zjarri ndaj policisë në ditët

e para të ndërhyrjes së saj në zonën e Dukagjinit për asgjesimin e lëndëve narkotike.

Në 7 ditë operacion në zonat e thella, policia ka gjetur dhe asgjesuar mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa, një sasi e ngjashme kjo me atë të kultivuar në Lazarat dhe të shkatërruar nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button