Home / Parlamentare / Kuvend, Balla: Kemi hapur arkivat e komunizmit

Kuvend, Balla: Kemi hapur arkivat e komunizmit

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke marrë fjalën në seancë plenare ka deklaruar se qeveria ka hapur tashmë arkivat e sigurimit të shtetit gjatë kohës së diktaturës dhe do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në ditët në vijim.

Ne i kemi hapur dhe javën tjetër ngremë strukturën se si do të trajtohen ish-arkivat e sigurimit të shtetit. Pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve, fillimi i programit për gjetjen e personave të zhdukur është ndër hapat më të rëndësishëm për shkëputjen nga koha e komunizmit.

Gjithashtu, ne kemi ngritur institutin për integrimin e të përndjekurve politikë”, ka thënë Balla, i cili ka akuzuar opozitën se kur ishte në pushtet i mashtroi për vite me radhë të përndjekurit.

“Ka ikur koha kur të përndjekurit përdoreshin mish për top për të fituar vota në zgjedhje. Të përndjekurit tani ndoshta janë habitur, për mirë, që PS, LSI dhe PDIU kanë ndërmarrë hapin e parë për dëmshpërblimin e tyre.

Ju nuk bëtë asgjë për përballjen me diktaturën e egër, duke hapur arkivat e sigurimit të shtetit. Kishit meraqe personale? I njohin shqiptarët sekretarin e partisë, “Dajren”, “Çiftelinë”, e të tjerë”, ka thënë Balla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: