Politika

Basha flet për përjashtimin e Mhill Fufit nga grupi parlamentar i PD

I pyetur pas takimit me përfaqësues të medias kreu i PD Lulzim Basha për vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD deputetin Mhill Fufi, kryeopozitari nuk ka dashur të japë detaje.

“Për cështjen ka pasur një komunikim, do të ketë komunikime të tjera”, tha ai.

Basha ka theksuar se opozita do të bëjë një aleancë të madhe për të siguruar luftën kundër drogës, “aksion politik opozitar kundër krimit dhe drogës”.

“Kisha një takim me përfaqësues të medias nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me tre problemet kryesore; krimi, droga dhe zgjedhjet e lira.

Tre probleme që nuk i përkasin vetëm PD, por janë më të mëdhatë që përballen shqiptarët. Mund të them se nga ky takim, dal edhe më i inkurajuar për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe për të luftuar krimin dhe drogën.

Do të formulojmë një aksion politik opozitar, ku secili do të luajë rolin e tij” deklaroi Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. Basha .Shume shpejt do te futesh ne burg per vjedhjet dhe vrasjet,per shitjen e detit,Shqipetaret do kerkojne qe te digjeni te gjalle dhe hiri juaj do flaket ne det.Do te clirohet shqiperia nga fshizmi i sali berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button