Bota

SHBA-të i druhen një sulmi kibernetik rus në ditën e zgjedhjeve

Sipas rrjetit televiziv Nbc, qeveria amerikane i druhet një sulmi hakerësh nga Rusia apo vende të tjera me objektiv për të krijuar kaos në ditën e zgjedhjeve presidenciale, të martën me 8 nëntor. Për të parandaluar këtë rrezik, SHBA-të kanë marrë masa të koordinuara nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e Pentagonit dhe nga agjencitë kryesore të inteligjencës, CIA dhe NSA.

“Uashingtoni – tregojnë burime të Nbc-së, – po përgatitet për më të keqen, përfshirë dhe të ashtuquajturin “skenari më i keq”: atë të një sulmi kibernetik që do të shkatërrojë ose eliminojë pjesërisht rrjetin elektrik apo internetin e vendit”.

Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë edhe për t’u përballur me aksione manipulimi dhe dizinformimi përmes rrjeteve sociale, si “Facebook” dhe Twitter”.

Një tjetër skenar, më pak me pasoja sipas zyrtarëve, është edhe publikimi i informacioneve të rreme në internet, që mund të dëmtojnë njërin apo tjetrin kandidat në zgjedhje, pa u dhënë kohë vetë atyre dhe mediave që t’i dokumentojnë këto informacione.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button