roze

“Glob i Artë” për Streep, vlerësohet për arritjet në karrierë

Meril Streep, një prej aktoreve më të talentuara të brezit të saj, do të marrë “Globin e Artë” për arritjet gjatë karrierës në ceremoninë vjetore të çmimeve që do të mbahet në janar.

Sipas organizatorëve të” Golden Globe”, tre herë fituesja “Oskarit” do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille për 40 vitet e saj në industrinë e filmit.

“Ajo ka interpretuar gjithmonë role të forta, e ka krijuar art duke treguar brishtësinë e të vërtetën në ekranin e madh. Për thyerjen e barrierave të gjinisë dhe moshës me shumë hijeshi, në jemi të nderuar t’i japim asaj këtë çmim”.

HFPA është organizatore e “Golden Globes” për filma e televizion, një prej ceremonive më të rëndësishmeve në sezonin e shumëpritur të çmimeve në Hollivud. Ceremonia do të zhvillohet në 8 janar në Beverly Hills. Filmi më i fundit ku interpeton Street është komedia “Florence Foster Jenkins””, ku ajo interpreton një amerikane të pasur e të moshuar, pa talent, por me shumë ambicie.

67-vjeçarja është vlerësuar me Oskar për performancat e saj në “Zonja e hekurt”, Zgjedhja e Sofisë, dhe Kramer kundër Kramerit. Ajo është nominuar plot 19 herë për “Academy aëards” gjatë karrierës se saj. Streep  i bashkohet Denzel Washington, George Clooney, Woody Allen-it dhe Jodie Fosterit  si fitues të çmimit Cecil B. DeMille.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button