Ekonomia

‘Java e Aventurës në Ballkan’ për herë të parë në Shqipëri

 ministria-e-turizmitMinistria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit do të organizojnë për herë të parë në Shqipëri në datat 28 -31 Gusht “Javën e Aventurës ne Ballkan 2014″, ku do të marrin pjesë 15 agjenci turistike të huaja dhe media ndërkombëtare nga Suedia, SHBA dhe Kanadaja.
Turneu në Shqipëri realizohet në bashkëpunim me Programin Rajonal të USAID-it dhe Shoqatën e Udhëtimit të Aventurës dhe Tregtisë (ATTA).
Përfaqësuesit e agjencive turistike të huaja dhe mediave ndërkombëtare do të ndalojnë në disa pika turistike të vendit duke nisur nga Mati e duke vazhduar në Tiranë, Vlorë, Ishullin e Sazanit, Llogara, Ksamil, Butrint, Gjirokastër, Përmet, Korçë dhe Pogradec.
Ceremonia e mirëseardhjes do të organizohet mbremjen e sotme (ora 20.00) në Kalanë e Petrelës, ku e pranishme do të jetë ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zv/ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Henry V Jardine dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button