roze

Grabitja e Kim në Paris, truproja merr ndëshkimin ekstrem

Kim Kardashian dhe Kanye West raportohen të kenë marrë vendimin për të hequr nga puna truprojën, i cili ka punuar për një kohë të gjatë me ta, Pascal Duvier. Dy burime për “Entertainment Tonight” kanë deklaruar se familja ka marrë këtë vendim të vështirë për Pascal, i cili ka 4 vite që punon për Kardashian-West.

Heqja nga puna e Pascal ndodhi një muaj pasi Kim u grabit në apartamentin e saj në Paris nga një grup djemsh, të cilët vodhën bizhu që kapnin vlerën e 11 milionë dollarëve.

Pascal raportohet të ketë qenë në një klub nate në Paris, duke shoqëruar motrat e Kim, Kountrey dhe Kendall, gjatë momentit të grabitjes, duke e lënë vetëm Kim në dhomën e gjumit pa badigardë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button