Rajoni

Kërkohet largimi i Dacic nga Qeveria serbe!

k-euml-rkohet-largimi-i-dacic-nga-qeveria-serbe_hdNënkryetari i partisë serbe SNS-së, Nebojsha Stefanovic ka theksuar se personalisht është kundër koalicionit me SPS-in dhe beson se miku i tij, Aleksandar Vucic, pas deklaratave të kreut të SPS-it, do të mendoj dy herë për këtë dhe të kuptojë se bashkëpunimi me socialistët ishte veprim i gabuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe nënkryetar i Partisë Progresiste Serbe, Nebojsha Stefanoviq tha se progresistët e Aleksandar Vucicit duhet të shqyrtojnë me kujdes, nëse Ivica Dacic dhe SPS kanë vend në Qeverinë e Serbisë, dhe se shpreson që kryeministri të kuptoj se bashkëpunimi me socialistët ishte veprim i gabuar!

“Gjithçka që thotë Ivica Dacic, tregon qëndrimin e tij ndaj SNS-it dhe Aleksandar Vucic-it. Është e njohur se kryeministri Vucic i ka dhënë një vend Dacicit në qeveri, ani pse nuk ishte i detyruar. Unë personalisht jam kundër koalicionit me SPS-in dhe besoj se miku im, Aleksandar Vucic, pas deklaratave të kreut të SPS-it, do të mendoj dy herë për këtë dhe të kuptoj, se bashkëpunimi me socialistët ishte veprim i gabuar”, tha Stefanovic, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se lideri i SPS dhe zëvendëskryeministër i parë, Ivica Dacic ka fyer gazetarët e një gazete të Beogradit si dhe ministrin e policisë, Nebojsha Stefanovic.

Pas kësaj, mediat beogradase raportojnë se Qeveria serbe mund të hyjë në një krizë, pasi që pritet që Vucic të merr masa ndaj Dacic, i cili kohët e fundit po sillet si opozitar dhe jo si ministër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button