Bota

Dy ditë para zgjedhjeve, Clinton në avantazh të ngushtë ndaj Trumpit

Dy ditë para datës së zgjedhjeve presidenciale, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton po përqëndrohen në shtetet ku kanë mbështetje të ulët, në një përpjekje të minutës së fundit për të fituar vëmendjen e votuesve të pavendosur.

Anketimet tregojnë se zonja Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, vazhdon të ketë një avantazh të ngushtë ndaj zotit Trump, një ish-manjat i pronave të patundshme që nuk ka kandiduar më parë për t’u zgjedhur në një post publik.  Shumica e analistëve parashikojnë një fitore për zonjën Clinton, por avantazhi i saj ndaj zotit Trump nuk është i pakalueshëm.

Ai ka ende një shans për në Shtëpinë e Bardhë, nëse përmbys rezultatin në shtetet ku me vështirësi kanë fituar kandidatët demokratë për president. Një sërë anketimesh në nivel kombëtar tregojnë se zonja Clinton, e cila shpreson të bëhet presidentja e parë e vendit, ka një avantazh mesatar me 2 deri në 3% ndaj zotit Trump.

Anketimi më i fundit i kryer nga “The Washington Post” dhe “ABC News”, e nxjerr atë me 48% përballë 43% të kandidatit republikan. Megjithatë, zgjedhjet presidenciale amerikane nuk përcaktohen nga vota popullore se sa nga Kolegji Elektoral, në varësi të rezultateve në 50 shtete dhe në kryeqytetin Uashington.

Shtetet më të mëdha kanë numrin më të madh të anëtarëve të Kolegjit Elektoral.  Kandidatëve Clinton dhe Trump u duhet një shumicë prej të paktën 270 nga 538 anëtarët e Kolegjit Elektoral, për të fituar zgjedhjen presidenciale. /VoA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button