Home / Kosova / Mustafa ankohet për demarkacionin: Nuk u treguam parimor me Malin e Zi

Mustafa ankohet për demarkacionin: Nuk u treguam parimor me Malin e Zi

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike po mban konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”.

Qëllimi i konferencës është të nxjerr në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova vis-à-vis si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit Evropian,, raporton KTV.

Në forum po marrin pjesë zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Duke folur në Forum, kryeministri i vendit Isa Mustafa tha: “Ne edhe në jetën tonë përballemi me një ecje në akull. Ne i kemi dy probleme të ndërlidhura njëra ka të bëj me atë se ne pretendojmë se duhet të jemi pjesë e BE-së dhe çështja tjetër është problem i brendshëm që këto rrugë t’i kalojmë në një konsensus sa më të përafërt së bashku pasi këto punë lidhen me shoqërinë kosovare në tërësi e jo vetëm me institucione. Qytetarët e Kosovës e shohin veten si pjesëtar të Europës dhe ekziston një frymë integruese dhe kjo çështje është e përkatësisë sonë. Ne kemi pranuar politikat tona të integrimit si të izoluara. Liria e lëvizjes më nuk është çështje e parlamentit europian por e parlamentit të Kosovës. Para pak ditësh është mbush një vit që nga marrëveshja për stabilizim asocim. Dhe detyrimet që ne i kemi marrë i kemi marrë si shtet. Dhe ne kemi marrë obligime dhe kjo marrëveshje na mundëson që të kemi qasje në Bashkimin Europian.

Dialogu me Serbinë dhe ratifikimi i marrëveshjes nuk kanë alternativë. Nëse Kosova e zhvillon, ne përfitojmë nga dialogu. Ky proces nuk është vetëm mes Kosovës dhe Serbisë por i kontribuon paqes në Europë dhe procesi duhet të jetë më efikas sa i përket zbatimit të marrëveshjes.

Ndërsa sa i përket demarkacionit ai tha ne nuk jemi treguar shumë parimor pasi po të pyeste opozitën Mali i Zi nuk do ta njihte Kosovën dhe ne nuk duhet të bëjmë kauza politike pasi kemi të bëjmë me vendosjen e kufijve”.

Ndërsa shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova tha: “Unë e di se këtu mendojmë se BE nuk është edhe aq i angazhuar duke përmendur shtetet që nuk e njohin por ne jemi shumë të angazhuar dhe nuk jemi duke vendosur pengesa burokratike dhe BE është shumë e përkushtuar për të ardhmen perëndimore.

Çështja e vizave është e ndjeshme dhe këto janë aspirata të qytetarëve të Kosovës dhe Kosova ka arritur progres dhe institucionet qëndrojnë shumë më mirë se më parë dhe kjo është synimi ynë dhe në saje të progresit komisioni ka propozuar që Kosova të hyjë në listë të vizave por që kusht mbetet demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit. Dhe ky bllokim është një çështje e brendshme politike që duhet të zgjidhet dhe i apeloj partitë politike që të shohin më shumë për interesat kombëtare dhe të mos ndiqen agjenda të ngushta politike. Ky proces tashmë është në dorën e Kosovarëve”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: