Arte

Shkrimtarja Leila Slimani fiton çmimin e madh letrar francez

Në të kaluarën, çmimin Goncourt e kanë marrë Patrick Modiano, Michel Houllebecq e Pierre Lemaitre, mes të tjerëve.

Shkrimtarja marokene e cila jeton në Francë, Leila Slimani, ka fituar çmimin Goncourt – çmimin më të madh letrar në Francë.

Shkrimtarja ka marrë çmimin sot për librin “Chanson Douce”, një triller që nisë me vrasjen e dy fëmijëve nga një dado. Mbi 76 mijë kopje janë shitur tanimë dhe libri është kthyer në një bestseller në Francë.

Shkrimtarja është ish gazetare për Jeune Africe, një gazetë franceze e lajmeve mbi Afrikën. Ajo është vetëm 35 vjeçare, e zonja në punën e saj.

Slimani u fut fuqishëm në botën e letërsisë në vitin 2014-të kur botoi “Dans Le Jardin de l`Ogre”, mbi gratë dhe seksin në periferitë e Parisit.

Në të kaluarën, çmimin Goncourt e kanë marrë Patrick Modiano, Michel Houllebecq e Pierre Lemaitre, mes të tjerëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button