Kosova

Haradinaj: Ngërçi politik zgjidhet në seancën e ardhshme

haradinaj-ng-euml-r-ccedil-i-politik-zgjidhet-n-euml-seanc-euml-n-e-ardhshme_hdKoalicionin paszgjedhor LDK-AAK-Nisma ka finalizuar skenarin se si të veprojë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në rast se kandidati i PDK-së nuk do të mund të marrë votat e mjaftueshme. Do të përpiqet ta jetësojë në pikën që e quajnë momenti 126.

Pika 126 e aktgjykimit, nëpërmjet të cilit është shpallur jokushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar, vetëm saktëson se askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të shkaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Por pika pasuese thekson se “është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”.

Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, ka thënë që pikërisht kjo pikë i lë të hapur mundësinë e zgjidhjes së ngërçit politik. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka thënë se në seancën konstituive, sapo të dështojë zgjedhja e kandidatit të PDK-së, deputetët e koalicionit do të vihen në veprim.

Sipas tij, do të jetë Isa Mustafa ai që do të vihet në krye të Kuvendit. Dhe, nëse këtë do të përpiqet ta pengojë kryesuesja e Kuvendit, që është deputete e PDK-së, atëherë ajo do të ndërrohet me anë të një mocioni.

Sipas tij, ditën e vazhdimit të seancës konstituive do t’i jepet fund ngërçit për konstituimin e institucioneve të reja.

Ai ka kritikuar aktgjykimin e Kushtetueses dhe ka thënë t’i jetë dukur i lezetshëm opinioni i vëllait të tij, Dautit.

Ka folur edhe për koalicionin LDK-AAK-Nisma, dhe për atë nëse marrëveshja do të mund të ridizajnohet.

Ai ka shprehur edhe një vendosmëri në raport me ndërkombëtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button