Rajoni

Samiti i Rigës, deklaratë për bashkëpunimin në portet e Adriatikut, Baltikut dhe Detit të Zi

Pas Samitit të 5-të të udhëheqësve Kinë-Europë Qendrore e Lindore zhvilluar në Rigë të Letonisë u bë një deklaratë e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës në portet e Adriatikut, Baltikut dhe të Detit të Zi.

Ky propozim bashkëpunimi u paraqit në nëntor të vitit 2015 nga kryeministri kinez Li Keqiang gjatë Samitit të 4-t të udhëheqësve Kinë-EQL.

Sipas deklaratës, pika kryesore e bashkëpunimit është ndërtimi i rrjetit të transportit dhe i zonave të mbledhjes së sektorëve në portet përkatëse të Detit Adriatik, Detit Baltik e Detit të Zi duke realizuar ndërlidhjen e porteve me njëri-tjetrin. Ky projekt bashkëpunimi do të nxitë ndërtimin e porteve, zhvillimin e transportit hekurudhor, rrugor e lumor dhe shkallëzimin e sektorëve të 17 vendeve.

Në deklaratë vihet në dukje se bashkëpunimi në portet e 3 deteve do të zgjerojë bashkëpunimin konkret midis Kinës e vendeve të EQL-së, do të nxitë zhvillimin e vazhdueshëm dhe ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë” duke luajtur rol për krijimin e rrjetit të transportit pan-europian.

Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian që morën pjesë në bashkëpunim ritheksuan se zbatimi i veprimeve të deklaratës nuk duhet të shkelë rregullat e BE-së dhe duhet të respektojë detyrat e vendeve anëtare të bllokut.

Njëkohësisht deklarata mirëpret vendet e ndërmarrjet e tjera europiane jashtë Europës Qendrore e Lindore të marrin pjesë në bashkëpunimin në portet e 3 deteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button