roze

Justin Biber, 3 çmime në “MTV Europe Music Awards”

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, Justin Bieber spostoi Lady Gagën, duke u kthyer në fituesin e madh të “MTV Europe Music Awards” me 3 çmime të rrëmbyera në shfaqjen e mbajtur në Rotterdam.

I nominuar në 5 kategori, kantautori kanadez triumfoi ndër të tjera edhe në kategorinë “Kënga më e mirë” për krijimin e tij të fundit “Sorry”.

Një tjetër kanadez tërhoqi vëmendjen e sallës. Shawn Mendes, i preferuari i shumë vajzave adoleshente në mesin e publikut, i cili fitoi në kategorinë “Best Male”. Çmimin, Mendes ia dedikoi të ëmës, e cila kishte ditën e saj të lindjes.

“Ju falënderoj të gjithëve. Së pari fansat e mi anembanë botës. Falënderoj jurinë që më përzgjodhi, është një nder për mua. Duke qenë se është ditëlindja e nënës sime sot, ky çmim shkon për të”, tha Shawn Mendes, këngëtar.

Ceremoninë e prezantoi një yll i ri i popit botëror, 27-vjeçarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Edhe ajo vet ishte nominuar në “Best New” dhe “Best Push”, të kushtuara që të dyja artistëve në rritje. Rexha ndërroi 7 veshje gjatë ceremonisë, ndërsa interpretoi “live” disa prej hiteve të saj më të njohura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button