Home / Qeveritare / Rama: Ç’turp për PD, asnjë fjalë për krimin, sikur të jetë zëdhënëse e tij

Rama: Ç’turp për PD, asnjë fjalë për krimin, sikur të jetë zëdhënëse e tij

2701-Kryeministri-Edi-Rama-ne-prezantimin-e-projektit-nga-kompania-“Crownt-Agents”-Foto-Agim-Dobi3-508x350Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë në faqen e tij Twitter, pas deklaratës së Partisë Demokratike për ngjarjen e Vlorës, duke shkruar; “Ç’turp shoqëror, reagimi i PD-së pas çdo krimi të rëndë! Asnjë fjalë kundër krimit, po vetem politike qorre me krimin, si te ishte zëdhënëse e tij”.

Me heret, Partia Demokraike nëpërmjet deputetit Helidon Bushati, në një deklaratë për mediat, ka denoncuar përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatat propagandistike të qeverisë, në aksione televizive, duke shfokusuar detyrat e saja kryesore, që jane rendi publik dhe siguria. Deklarata e Partisë Demokratike vjen pas ngjarjes se rëndë sot në mëngjes në Vlorë, ku pas një atentati humbi jeten një biznesmen dhe u plagos një qytetare

Leave a Reply

Your email address will not be published.