Home / Parlamentare / Meta në Gjermani, takohet me homologun e Schelswing Holstein

Meta në Gjermani, takohet me homologun e Schelswing Holstein

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me kreun e Parlamentit të Shtetit të Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë, Klaus Schilie.

Z. Meta vlerësoi marrëdhëniet ndërparlamentare si instrument të rëndësishëm për të forcuar dhe konsoliduar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve duke shprehur bindjen se edhe kjo vizitë do t’i shërbejë këtij qëllimi.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Landit të Schlesëing Holstein i shërben forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve në të ardhmen.

Në këtë kontekst të dy Kryetaret inkurajuan intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave reciproke edhe institucionalizimit të tyre nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.