Home / Ekonomia / Për marrjen e patentës duhet vërtetim që nuk abuzon me alkoolin

Për marrjen e patentës duhet vërtetim që nuk abuzon me alkoolin

Kodi Rrugor

Shtrëngohen kërkesat për raportin mjekësor. Kontroll edhe për diabetin

police2Aftësimi i duhur dhe përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve është parakusht për rrugë më të sigurta. Për këtë, disa prej ndryshimeve të miratuara në Kodin Rrugor konsistojnë në përafrimin e legjislacionit europian për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore. Më konkretisht, do të ketë kërkesa të përmirësuara ndaj kandidatëve për leje drejtimi për sa i përket kontrollit shëndetësor dhe psikik. Gjithashtu, sistem i ri i lejeve të drejtimit do të konsistojë në zbatimin e sistemit të pikëve për lejet e drejtimit. “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues”, përcaktohet me ndryshimet e reja në Kod.

Kontrolli mjekësor

Kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e lejes së drejtimit të mjetit do të jenë më të shtrënguara, por procedura do të lehtësohet sipas standardit europian. Kush abuzon me alkoolin nuk ka shanse të marrë patentë për drejtimin e makinës apo çdo mjeti tjetër rrugor. Për qëllim të kërkesave fizike dhe mendore për lëshimin për herë të parë të lejes së drejtimit të çdo kategorie apo certifikate të aftësisë profesionale, kandidati duhet të paraqesë një vërtetim për efekt të mosabuzimit me alkoolin dhe mospërdorim të substancave narkotike ose psikotrope, të nxjerra në bazë të testeve klinike-toksikologjike, të cilat kryhen nga subjektet shëndetësore të licencuara nga ministria që mbulon shëndetësinë dhe ministria përgjegjëse për transportin. Dokumenti do të kërkohet edhe në rastin e rikontrolleve mjekësore ose konfirmimit të vlefshmërisë së leje së drejtimit, si dhe atyre që posedojnë certifikatën e aftësisë profesionale, kur rinovimi i kësaj certifikate nuk përkon me lejen e drejtimit të mjetit. Sipas riformulimit të bërë në Kod, personi, që është i prekur nga sëmundje fizike a mendore, që ka paaftësi organike a të meta psikike, anatomike ose funksionale të tilla që e pengojnë të drejtojë në mënyrë të sigurt një mjet me motor, nuk mund të pajiset me leje drejtimi ose autorizim. Vlerësimi i kërkesave fizike dhe mendore, përveç rasteve të përcaktuara në pikën 6, kryhet nga subjektet shëndetësore të licencuara nga ministria që mbulon shëndetësinë dhe ministria përgjegjëse për transportin. Vlerësimi i kërkesave psikike dhe mendore të personave me diabet për të arritur rishikimin apo konfirmimin e lejes së drejtimit të kategorive A, B, BE dhe nënkategorive të tyre, të kryer nga specialistë të kësaj fushe dhe sëmundjeve metabolike të subjekteve shëndetësore të licencuara, duhet të përmbajë një afat konkret për të bërë kontroll tjetër mjekësor, që është objekt i konfirmimit apo rishikimit të lejes së drejtimit. Ndërkaq, për t’u regjistruar në autoshkollë duhet që certifikata mjekësore të ketë datë jo më të hershme se gjashtë muaj përpara. Sipas ndryshimit, në certifikatë duhen marrë parasysh edhe të gjitha sëmundjet infektive që ka kaluar kërkuesi i lejes së drejtimit dhe që deklarohen në një certifikatë mjekësore të lëshuar nga institucioni shëndetësor përkatës. Vlerësimi i kërkesave fizike e mendore kryhet nga komisionet mjekësore të subjekteve shëndetësore të licencuara. Ndryshimet fshijnë edhe nene pa funksion ose të ekzagjeruara. Për sshembull, për drejtuesit e autoshkollave hiqet kriteri financiar, ndërsa për aplikantët hiqet kriteri moral.

 

Kontrolli

Alkooli

Kandidati duhet të paraqesë një vërtetim për efekt të mosabuzimit me alkoolin dhe mospërdorim të substancave narkotike ose psikotrope.

Analizat

Vërtetimi jepet në bazë të testeve klinike-toksikologjike të cilat kryhen nga subjektet shëndetësore të licencuara nga ministria.

Koha

Vërtetimi për alkoolin do të kërkohet edhe në rastin e rikontrolleve mjekësore ose konfirmimit të vlefshmërisë së leje drejtimit

 

Kufizimi

Gjobë barinjve nën 13 vjeç

“Cilido, që drejton mjete rrugore ose kafshë, duhet të plotësojë kërkesat fizike e psikike dhe testin psikofizik, si dhe të ketë mbushur moshën:

a) katërmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve të tërhequra me kafshë apo të drejtojë kafshë tërheqëse, barre ose shale, si dhe tufa, kope ose grupime të tjera kafshësh;

b) gjashtëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve me motor, të kategorisë AM;

c) tetëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve me motor, të kategorive A1, A2, B1 dhe B, sipas nenit 115, të këtij ligji”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: