Home / Bota / Amerika / Clinton mbërrin në Nju Jork për të votuar

Clinton mbërrin në Nju Jork për të votuar

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump do të përballen me gjykimin e miliona amerikanëve të cilët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm, duke i dhënë kështu fund një fushate të ashpër, sondazhet e të cilës favorizojnë Clinton.

Demokratja mbërriti në Nju Jork pas tubimit përmbyllës në Raleigh, në Karolinën e Veriut, disa orë para se ajo të hedhë votën e saj në zgjedhjet më të kontestuara presidenciale në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u prit me brohorima nga njujorkezë të cilët ishin mbledhur në aeroport për t’i dhënë mirëseardhjen demokrates.

Java e fundit e fushatës ka qenë një seri tubimesh ku kryefjala ka qenë “votimi”, teksa të dy kandidatët kanë udhëtuar në shtete të cilat do të jenë kyçe për rezultatin e zgjedhjeve. Favorite për të fituar mbetet zonja Clinton, e cila ka kaluar 8 vite në Shtëpinë e Bardhë si Zonja e Parë e vendit në vitet ’90.

Por këshilltarët e Trump thonë se niveli i mbështetjes për republikanin nuk është i dukshëm nga sondazhet dhe ai besohet të jetë në pozita të mira për një fitore shokuese, të krahasuar edhe me Brexit.

Clinton pritet ta hedhë votën e saj në Chappaqua, ndërkohë që Trump do të votojë në Manhatan. Të dy kandidatët pritet të mbajnë tubime fitoreje gjatë mbrëmjes, në një distancë 1 milje nga njëri-tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.