Film

Nis edicioni i 71 i Festivalit të Filmit në Venecia

venecia1Në Itali ka nisur edicioni i 71 i Festivalit të Filmit në Venecia. Në tapetin e kuq kanë parakaluar yjet e para si aktorja amerikane Amy Ryan, Edward Norton, Michael Keaton, Andrea Riseboroughr dhe Emma Stone.  Emma Stone shkëlqeu me një fustan të mrekullueshëm duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Festivali i Filmit në Venecia ka nisur me “Birdman”, një dramë-komedi që flet për një aktor i cili përpiqet t’i shpëtojë hijes së një superheroi të famshëm. Aktori protagonist i Birdman, Michael Keaton, u bashkua me pjesën tjetër të kastit në Venecia, por gjithashtu edhe në 12 eventet botërore të promovimit të filmit.

‘Birdman’ është kandidat për të fituar një ndër 20 çmimet, por edhe trofeun kryesor “Luani i Artë”.

Kompozitori francez Alexandre Desplat është presidenti i jurisë në Festivalin e Venecias. Pjesë e jurisë është edhe aktori britanik Tim Roth, fituesja e çmimit Oscar për kostumografinë Sandy Powell dhe regjisori palestinez Elia Suleiman.

Në ditët në vazhdim pritet të prezantohen filma të tjerë kandidatë. E pranishme në hapjen e Festivalit ishte edhe aktorja franceze Julie Gayet, e cila mori vëmendjen më të madhe të fotografëve pasi pak muaj më parë u zbulua lidhja e saj e fshehtë me presidentin francez, Francois Hollande.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button