Home / roze / Keira Knightley zhvishet “topless” për revistën “Interview”

Keira Knightley zhvishet “topless” për revistën “Interview”

aktorekiera8Foto trasgresive dhe supersexy për Keira Knightley që vendosi të zhvishet për revistën “Interview”. Me flokë të lagura dhe “topless” aktorja e HollIvudit pozon përpara objektivit të fotografit, Patrick Demarchelier.

E veshur në të zezë ajo bën këtë prezantim “hot” para se t’i rikthehet kinemasë. Në revistën “Interview” kanë pozuar “topless” edhe modelja Naomi Campbell dhe Nicole Kidman.

Pas shumë roleve dramatike tashmë Knightley është gati për të qeshur. Ajo do të luajë në komedinë- musical “Begin Again” përkrah Mark Ruffalos dhe liderit të Maroon 5, Adam Levine.

Të luante një zhanër tjetër ka qenë e vështirë duke patur parasysh që gjatë karrierës së saj ka interpretuar role dramatike. “Ishte hera e parë që më është dashur të improvizoj. Unë nuk kam kënduar kurrë më përpara, vetëm poshtë dushit. Dhe isha e terrorizuar”, ka thënë aktorja për “Vanity Fair”.

Keira Knightley zhvishet “topless” për revistën “Interview”

Leave a Reply

%d bloggers like this: