Teknologji

Radarët e vegjël të Google identifikojnë objektet

Kur Google zbuloi Project Soli në 2015, kompania tha se është një mënyrë për të krijuar kontrollin e gjërave për teknologjinë e të ardhmes. Radarët e vegjël të Soli janë mjaftuehëm të vogla sa një smartwatch dhe mund të kapë lëvizjet edhe me milimetra, duke ju ndihmuar të kontrolloni volumin e bokseve.

Por tani një grup studiuesish nga universiteti St Andrews ka përdorur një preoj prej projekteve të para Soli për të mësuar një truk të vogël teknologjik: të njohë objektet duke përdorur radarin.

Kjo pajisje quhet RadarCat dhe punon si çdo sistem tjetër radari. Një bazë bashkon valët elektromagnetike për një objektiv, të cilat përhapen e kthehen prapë në bazë. Sistemi mat kohën se sa u duhet këtyre valëve të kthehen mbrapsht dhe e përdorin këtë informacion për të punuar mbi formën e objektit dhe sa larg është. Por për shkak se radarët Soli të Google janë kaq preciz ata jo vetëm që zbulojnë pjesën e jashtme të objektit, por edhe strukturën e brendshme.

Ky sistem është tmerrësisht i saktë, por megjithatë ka disa kufizime. Për shembull, RadarCat ngatërron objektet me materiale të ngjashme, si për shembull kasën prej alumini të një MacBook me një peshore alumini. Teksa ai punon mirë në objekte solide me sipërfaqe të sheshtë, i duhet pak më shumë kohë që të marrë sinjal të qartë për materialet që janë të zbrazëta apo me forma të çuditshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button