Kosova

Hahn, të premten në Prishtinë. Në fokus, kriza politike

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn do të vizitojë të premten Kosovën, për të diskutuar me udhëheqësit e partive mbi të gjitha, mënyrat sesi mund të tejkalohet kriza politike në vend.
Vizita e tij vjen menjëherë pas publikimit të paketës së zgjerimit më 9 nëntor, do të fokusohet në nisjen e axhendës europiane të reformave.
Gjatë vizitës së tij, Hahn do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Isa Mustafa, me zv.kryeministrin Branimir Stojanoviç, me kreun e Parlamentit Kadri Veseli, si dhe ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.
Hahn pritet të zhvillojë edhe një takim, së bashku me eurodeputeten Ulrike Lunacek, me udhëheqësit e partive politike, për të diskutuar mbi mënyrat sesi të tejkalohet kriza politike në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button