Kronika

Ballsh, shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës, 1 puntor ka humbur jetën, 4 të plagosur rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh ku flakët janë ngritur në qiell.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes pak para orës 23.00  dhe raportohet për 1 të vdekur, 1 në gjendje të rëndë dhe 4 punëtorë të plagosur, por jashtë rrezikut.

Ndërkohë kryetari i Bashkise në Ballsh, Agron Kapllani konfirmon se 1 puntor ka humbuj jetën, Sh.Muça, nga Ballshi nje djale i ri të cilit para pak vitesh i kishte vdekur edhe gruaja. Kjo është konfirmuar edhe nga policia.

Ekipet e emergjencave, policia, zjarrfikëset janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa qendra e përpunimit të naftës është përfshirë nga një zjarr me përmasa të mëdha.

Nga infornacionet në vend në ora 24.00 zjarri është shuar.

Shpërthimi ka ndodhur në njësinë nr. 3 të përpunimit të naftës në Ballsh, ku në turnin e natës kane qënë rreth 100 punonjës.
Shpërthimi në uzinë ka ndodhur për shkak të një pompe hidrogjeni.
Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendngjarja, si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohet sektori i reaktorëve, por ata janë vënë nën kontroll.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Ballshit dhe të Fierit.

Agron Kapllani, kryetar i Bashkisë Ballsh, tha se “shpërthimi ka tronditur banesat, jemi drejtuar të gjithë drejt uzinës. Një punëtor ka humbur jetën. Tani nuk ka asnjë rrezik për përsëritje të zarrit”. Sipas një specialisti të vjetër, thotë Kapllani,  “ka patur një valvul e cila prej 5 ditësh nuk funksiononte, por kjo nuk është marrë në konsideratë, aty është krijuar tenson i larte dhe nga presioni ka ndodhur edhe shpërthimi”.

Një qytetar që banon afër uzinës dëshmon për BalkanWeb se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa të ngjante me një tërmet. Ai flet për viktima dhe të plagosur. “Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. U tund vendi si tërmet. Na thonë që ka të plagosur dhe viktima, xhaxhai im që është doktor u thirr menjëherë në vendngjarje. Infermieri që punon atje ka folur edhe për të vdekur”,- dëshmon ai.

Rreth 1200 persona janë punësuar brenda këtyre dy muajve në Rafinerinë e Ballshit, e cila u rihap për të punuar pas shumë kohësh që punonjësit kishin ndërprerë punën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button