Bota

Vazhdojnë protestat anti-Trump, Presidenti i zgjedhur akuzon mediat

Protestat kundër presidencës së Donald Trump kanë vazhduar për një natë të dytë në Amerikë, ndonëse në përmasa më të vogla. Shumica e tubuesve ishin të rinj që mendojnë se lidershipi i manjatit do të krijojë ndasi të thella racore e gjinore.Në Portland, policia ka ndeshur ne probleme vandalizmi dhe sjelljeje agresive. Sllogani “Nuk është presidenti im” u rikthye në Filadelfia bashkë me thirrje të tilla si “Trans-ët kundër Trumpit” dhe “Ta bëjmë Amerikën të sigurt për të gjithë”.
Demonstratat në Minneapolis mbyllen përkohësisht një rrugë ndërshtetërore. Trafiku u bllokua nga një turmë njerëzish në Baltimore, e në San Francisco grupe gjimnazistësh kanë valëvitur flamuj meksikanë.
Indinjatës popullore, Trump iu përgjigj me një mesazh në “Twitter”, mënyra e tij e preferuar për komunikimin me publikun, ku i cilësonte protestat si “të padrejta”.
Personat e mbledhur përpara kullës së Trump në New York, presidenti i zgjedhur i përshkroi si “protestues profesionistë”, të cilët sipas tij, janë nxitur nga media.
Më herët, Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obamën për të diskutuar kalimin e pushtetit. Edhe pse takimi dukej i ngrohtë, republikani ka ndërmend të rrezojë një pjesë të mirë të trashëgimisë së Obamës, duke nisur nga “Obamacare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button