Rajoni

Dikiç pranon fajësinë për sulmin terrorist në Podgoricë ditën e zgjedhjeve

Shtetasi serb, ish-komandant i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, i dyshuari kryesor nga gjyqësia e Malit të Zi për sulme terroriste në Podgoricë në ditën e zgjedhjeve, ai vendosi të pranojë fajin dhe të bashkëpunojë me Prokurorinë.

Duke iu referuar njohurive të tij, gazeta malazeze “Pobjeda” thotë se Dikiç ditët në vijim do të nënshkruajë thirrjen për bashkëpunim dhe kështu konfirmojnë se pas deklaratave të kërkesës për hetim ndaj tij dhe Aleksander Sindelica (i dyshuari tjetër) të cilët e kishin organizuar sulmin që ishte dashur të kryhej në Malin e Zi, ky i fundit kishte kërkuar bashkëpunim me Prokurorinë edhe më herët, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Pobjeda” Dikiç po e ndien peshën e provave. Ai kërkoi të flasë me prokurorin dy herë brenda një dite, ku më pas i tregoi gjithçka që di dhe i konfirmoi detajet e hetimit.

Në të njëjtën kohë, Dikiç është njëri nga personat që mund të vërë në dukje rolin e disa njerëzve të rëndësishëm nga Mali i Zi e që janë të lidhur me Serbinë.

Në deklaratat fillestare Dikiç kategorikisht ka mohuar fajësinë e tij. Besohet se ish-komandanti i xhandarmërisë ishte absolutisht i bindur se mbledhja e fakteve dhe provave do të ishte e vështirë.

Natyrisht, thotë gazeta, ai ishte i sigurt se shumë prej ekipit të tij të gjerë nuk i dinë saktësisht detajet e tentativë-sulmit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, hetuesit malazezë kanë bashkëpunuar me kolegë nga Serbia, ku përmes këtij bashkëpunimi edhe kanë dalë në dritë disa dëshmi të reja materiale, prova dhe lidhje me njerëz nga Rusia dhe individëve nga Mali i Zi.

I dyshuari tjetër, Aleksander Sindelic, ndryshe nga Dikiç, kishte vendosur më herët të bashkëpunojë me Prokurorinë ku iu dhanë materialet dhe provat e bashkëpunimit me nacionalistët rusë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button