Kronika

Fushë-Krujë, bie zjarr në një magazinë me materiale ndërtimi, rrezikohen 20 banesa

zjarr17Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një magazinë me materiale ndërtimi në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakë të mëdha. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa për neutralizimin e flakëve,  makinave zjarrfikëse u janë bashkuar edhe ato të Durrsit dhe të Kamzës.

Mësohet se shkak për rënien e zjarrit në magazinën ku përpunohej dru, është bërë një shkëndijë elektrike. Nuk dihet nëse nga zjarri ka persona të lënduar, por përhapja e flakëve vë në rrezik 20 banesa që ndodhen pranë magazinës.

Për të shmangur rrezikun e mëtejshëm është bërë ndërprerja e energjisë. Policia ndërkaq, po vijon të punojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button