Bota

Turqia kujton 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ataturkut, flamujt në gjithë vendin në gjysmë shtizë

Në të gjithë Turqinë janë organizuar dje më 10 nentor 2016, ceremoni për përkujtimin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Ceremonia më e madhe në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zühtü Arslan, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni.  Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni Presidenti i vendit, Erdoğan ka thënë se “Turqia kujton me rahmet, Kryegjeneralin e luftës çlirimtare të vendit si dhe themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkun”.

Ataturku me anë të fotografive 

Përpara bustit të Mustafa Kemal Ataturkut në Ulus të Ankarasë, nxënës të Universitetit Ondokuz Mayıs kanë hapur një flamur të madh me fotografinë e Ataturkut. Në orën 09:05 sipas orës lokale që është edhe momenti i ndarjes nga jeta të Ataturkut, është mbajtur 2 minuta heshtje në nder të tij ashtu sikurse në të gjithë vendin, nën shoqërimin e borive të makinave. Ndërkohë flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmë shtizë.

Ceremoni në sheshin Taksim 

Një tjetër ceremoni është zhvilluar edhe në sheshin më të njohur të Stambollit, Taksim. Në këtë ceremoni merrte pjesë prefekti i Stambollit Vasip Şahin, kreu i Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş dhe zyrtarë të tjerë të këtij qyteti.  Ndërkohë në aeroportin më të madh të Stambollit që mban edhe emrin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Ataturk, është zhvilluar një aktivitet në gjuhën turke dhe angleze, ku është dhënë informacion në lidhje me këtë ceremoni. Në ceremoni janë lexuar pjesë nga Kur’an-i Kerim  Në sheshin “Cumhuriyet” gjatë ceremonisë 70 vjeçarja Fatma Çoban tërhoqi vëmendjen me leximin e pjesëve të Kur’an-i Kerimit. Çoban është emocionuar shumë, aq saqë gjatë qëndrimit të nderit nuk arriti të mbajë lotët e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button