Bota

Rezikohet livrimi i gazit rus drejt Evropës

ee337-622x350Ministri rus i Energjisë, Alexandre Novak, paralajmëroi sot për rreziqet që ekzistojnë mbi livrimin e gazit rus drejt Evropës gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Komisionerin Evropian të Energjisë, Gunther Oettinger.

“Situata është shumë kritke ndërkohë që afrohen muajt e ftohtë”, deklaroi ministri rus, duke shtuar se “ekziston rreziku që gazi i livruar nga ‘Gazpromi’ për Evropën mund të merret ilegalisht nga Ukraina për nevojat e saj”.

Rusia ndërpreu livrimet e saj të gazin për Ukrainën, pasi kjo e fundit refuzonte rritjen e çmimit nga “Gazprom”-i pas ardhjes në pushtet të properëndimorëve.

Ky vendim risjell frikën e problemeve në livrimin e gazit rus drejt Bashkimit Evropian, ku më shumë se gjysma tranziton në territorin ukrainas, sikurse ka ndodhur në “luftërat e mëparshme të gazit” në vitin 2006 dhe 2009

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button