Bota

Kaskot blu filipinase gati të luftojnë përball rebelëve

ee333Me dhjetra Kasko Blu filipine të ngarkuar me mbikqyrjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Sirisë në pllajën e Golanit janë gati të luftojnë për të mbrojtur pozicionet e tyre përball rebelëve sirianë që i kanë rrethuar, theksoi sot ushtria filipinase.

Janë 65 ushtarë filipinas që kanë nën kontroll pozicione të fortifikuara të Kombeve të Bashkuara në dy pika të rajonit të Golanit që ndan Izraelin me Sirinë, nën kontrollin e OKB-së që prej vitit 1974.

Rebelët që i kanë rethuar që prej ditës së djeshme kërkojnë që ata të dorëzojnë armët, shpjegoi koloneli Roberto Ancan, përgjegjës i operacioneve të ruajtjes së paqes i ushtrisë filipinase.

“Deri tani nuk është shkëmbyer asnjë e shtëtnë por ushtarët filipinas janë gati të luftojnë”, shprehet ai.

Ndërkohë që një grup rebel ka arritur të kapë 43 kasko blu fixhi pranë Quneitra menjëherë pas përfundimit të luftimeve të përgjakshme me ushtrinë siriane dhe kryengritësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button