Home / Rajoni / Maqedonia / VMRO grumbullon 25 parti në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

VMRO grumbullon 25 parti në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

Partitë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sot nënshkruan deklaratë për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.

Deklaratën “Maqedonia 2020” e nënshkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të rreth 25 partive të koalicionit në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi, që njihet edhe si muzeu i VMRO-së.

Gruevski, në fjalimin e tij theksoi se do të angazhohet për avancim të standardeve në të gjitha fushat dhe sigurimin e së ardhmes prosperuese për të gjithë qytetarët. Prioritet strategjik, siç theksoi Gruevski, mbetet rritja ekonomike dhe punësimi, si dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.