Ekonomia

Nis rritjen prodhimi “Made in Albania”

Ministri-i-Zhvillimit-Ekonomik-Tregtisë-dhe-Sipërmarrjes-Arben-Ahmetaj-gjate-vizites-ne-nje-biznes-fason-ne-qytetin-e-Beratit-525x350Grupet e mallrave si, “tekstilet e këpucë”, të “materiale ndërtimi”, “ushqimet, pijet, duhani” kryesojnë rritjen e eksporteve shqiptare në 7 muajt e parë. Sipas statistikave të INSTAT, në fund të 7-mujorit, eksportet arritën në rreth 153 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 7.6% me bazë vjetore.
Grupi “tekstilet e këpucë”, pas vitesh rënie ka shënuar rritje, duke mbajtur peshën kryesore me ndikim në masën 90% të performancës pozitive të rritjes për 7-mujorin.
Biznesi fason i tekstileve e këpucëve shënoi ecuri shumë të mirë, me mbështetjen nga qeveria për të nxitur sektorin përmes një pakete të veçantë masash dhe nga rritja e porosive nga partnerët italianë, që janë rikthyer drejt Shqipërisë pas largimit nga zonat e Lindjes së Mesme dhe Kina, duke shfrytëzuar avantazhet që ofron vendi ynë si afërsia gjeografike, aftësi për të punuar me porosi të vogla, korrektesë në afatet, e mbi të gjitha, kosto të ulët të punës, krahasuar me vendet si Rumania e Bullgaria.
Eksportet e materialeve të ndërtimit arritën në 21.6 miliardë lekë, duke u zgjeruar me rreth 10% për 7-mujorin. Grupmallrat e tjerë, ndonëse me një peshë të vogël në totalin e eksporteve, shfaqin ecuri pozitive, si grupet “ushqimet, pijet dhe duhani”, që janë rritur me 13% dhe “prodhime druri dhe letre”, që u zgjeruan me 27%.
Rritje kanë pësuar dhe eksportet për grupin “prodhime të drurit e letrës”, pasojë e shtimit të aktivitetit të kompanisë në Berat “Center shqiptare”, që prodhon çanta letre për tregjet e huaja dhe që sipas të dhënave nga Doganat, ka rritur ndjeshëm eksportet sivjet. Ulje ka shënuar me 7% grupi “minerale lëndë djegëse energji”, që në vitet 2011-2013 udhëhoqën shitjet jashtë vendit, kanë shënuar ulje, edhe pse vijojnë të jenë në vendin e parë.
Por ndërsa kompania “Bankers Petroleum” me ndikim kryesor në rritjen e eksporteve për këtë grup në 6-mujorin e parë rriti me 20% më shumë eksportet, ndikim negativ duket se dha energjia si dhe frenimi i shitjeve të kromit. Pesha e këtij grupi në totalin e eksporteve ra nga 41% në korrik 2013, në 35% në korrik 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button