Home / Sporti / “Ndizet” Elbasani. Masat e sigurisë nuk zbehin atmosferën

“Ndizet” Elbasani. Masat e sigurisë nuk zbehin atmosferën

Kur duhet rreth 30 minuta  nga nisja e takimit eliminator të Botërorit Rusi 2016, Shqipëri-Izrael, me qindra forca policore janë vendosur rreth ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena” dhe si dhe brenda tij.
Snajperë të policisë janë vendosur në ndërtesat që rrethojnë stadiumin, ndërsa është edhe një helikopter që monitoron situatën nga ajri.
Pavarësisht masave tejet të forta të policisë, tifozët si në çdo takim tjetër kanë ditur ta ndezin atmosferën duke qenë mjaft entuziastë. Pjesa më e madhe e tyre është futur tashmë në stadium, ndërsa të tjerë presin në radhë për t’u futur.
Me flamuj kuqezi, e bluza të kombëtares, tifozët mposhtin edhe kushtet jo të favorshme atmosferike duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.
Takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit do të nisë në orën 20:45.

Leave a Reply

%d bloggers like this: