Sporti

Ndeshjet e grupit tonë, fitojnë Italia dhe Spanja me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë

Italia dhe Spanja kanë marrë nga tre pikë të tjera në Grupin G, pasi kanë mposhtur Lihtenshtajnin respektivisht Maqedoninë.

Spanja vazhdon të jetë liderë në Grupin G, pasi në ndeshjen e katërt ka marrë tre pikë, duke e mposhtur në udhëtim Maqedoninë me rezultat 4:0. Golat i shënuan Vitolo, Monreal, Aduritz dhe autogol nga Darko Velkovski. Pas kësaj fitoreje, Spanja kryeson me 10 pikë të grumbulluara.

Fitore ka regjistruar edhe Italia. Ekipi i Giampiero Ventura shkatërroi si mysafirë Lihtenshtajnin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.

Dy gola i shënoi Andrea Belotti, një Immobile dhe një tjetër Antonio Candreva. Pas kësaj fitoreje, Italia ka shkuar në kuotën e 10 pikëve, aq sa ka edhe Spanja, por pozicionohen në pozitën e dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button