Sporti

De Biasi mbron gjyqtarin, ne jemi fajtorë sepse është dashur të reagojmë më mirë

Gianni de Biasi insiston se kjo nuk ishte ndeshja më e çuditshme që ka drejtuar dhe se lojtarët e tij është dashur të jenë më të kujdesshëm.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka folur për rastet që ndodhën në ndeshjen kundër Izraelit dhe dy kartonët e kuq.

Ai nuk ka dashur të fajësojë gjyqtarin, por për këtë ka bërë përgjegjës lojtarët e tij, të cilët është dashur të reagojnë më mirë në ato raste.

“Nuk ka qenë ndeshja më e çuditshme, por episodet nuk kanë shkuar në anën tonë. Ne jemi fajtorë sepse është dashur të reagojmë më mirë në të gjitha rastet e dyshimta që ndodhën”, tha de Biasi pas ndeshjes me Izraelin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button