Bota

Jeremy Corbyn: Trump duhet të rritet dhe ta harrojë ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë

Lideri i Partisë Labursite të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, ka thënë se presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, duhet të rritet sa i përket qëndrimit që mban për emigrantët dhe se duhet të heqë dorë nga plani për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit amerikan me Meksikën.

Corbyn ka thënë se gruaja, e cila është meksikane, dhe familja e vet janë tronditur nga fitorja e manjatit republikan në garë për Shtëpinë e Bardhë, transmeton Express.

Fitorja e Trumpit në zgjedhje në SHBA ishte një thirrje për ndihmë nga komunitetet e lëna pas dore, sipas Corbyn.

Ai, po ashtu paralajmëroi se probleme të ngjashme janë duke u shkaktuar në Evropë nga globalizimi.

Duke folur për BBC, Corbyn insistoi se përgjigjet e vetme efektive mund të gjenden nga majtistët e politikës dhe pohoi se Bernie Sanders do ta kishte mposhtur Trumpin në zgjedhjet e javës së kaluar, për dallim nga rivalja e vet demokrate Hillary Clinton.

I pyetur për reagimin e gruas rreth murit, Corbyn u përgjigj: “[ishte] absolutisht e zemëruar dhe tronditur. Donald Trump duhet të rritet dhe ta pranojë se ekonomia amerikane, në fakt, varet nga puna e emigrantëve.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button