Bota

Ky është politikani i parë britanik që takohet me Trumpin pas zgjedhjeve

Euroskeptiku i UKIP që mbështeti fushatën pro Brexit, Nigel Farazh është lideri i parë europian që ka takuar Donald Trump pas fitimit të zgjedhjeve presidenciale. Pas takimit britaniku është shprehur se Trump do të jetë një president i mirë për Amerikën.

Nigel Farazh është takuar me Donald Trump. Ish-lideri euroskeptik i UKIP dhe i lëvizjes pro daljes së Britanisë nga BE u prit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Mbledhja mes tyre ka zgjatur për më shumë se një orë në kullën “Trump”, në rezidencën private të miliarderit amerikan. “Ishte një nder i madh të kalosh kohë me të”, ka thënë Farazh në përfundim të takimit.
Ndërkohë, zëdhënësja e Trumpit, Kellyanne Conëay, ka thënë se takimi i dy liderëve ka qenë shumë produktiv.
Ndërsa në rrjetin social tuitër ish-lideri i UKIP ka shkruar: “Jam i kënaqur për reagimin shumë pozitiv të Trump për idenë e rikthimit të bustit të Winston Churchill në zyrën ovale”. Rreth bustit të Churchill ka pasur polemika mes Barak Obamës dhe kryebashkiakut të athershëm të Londrës Boris Xhonson, i cili e kishte akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë se ka hequr statujën nga zyra ovale.
Ndërkohë, qeveria britanike ka hedhur poshtë hipotezat e ngitura nga mediat vendase, që Farazh mund të bëjë ndërmjetësin mes ekzektuvit të Mbretërisë së Bashkuar dhe administratës së re Amerikane të Donald Trump.
Atmosfera në takimin e tyre ka qenë e mirë siç është parë edhe nga fotot e publikuara. “Ky është një person me të cilin mund të merremi vesh”, ka shkruar përsëri në tuitër Farazh duke shoqëruar mesazhin me një fotografi të takimit me Trump. “Mbështetja e Trump për mardhëniet SHBA-Britani është shumë e fortë. Ai ishte i relaksuar dhe plot me ide të mira. Jam i bindur se do te jetë një president i mirë”, ka theksuar ish-lideri i Ukip.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button