Bota

Trump konfirmon: Do dëbohen deri në 3 milionë emigrantë të parregullt, muri me Meksikën do ndërtohet

Pas zgjedhjes se tij president, e veçanërisht pas fjalimit me tone të zbutura të fitores, u mendua se Donald Trump do të bënte një hap prapa sa i përket politikave kontroverse të propozuara gjatë fushatës.
Por, udhëheqësi i ri i Shteteve të Bashkuara në një pikë nuk pranon kompromise; tek emigracioni i paligjshëm. Ai deklaroi se do të dëbojë ose dënojë së shpejti 2 deri në 3 milionë emigrantë të parregullt me të dhëna kriminale dhe konfirmoi se muri në kufirin me Meksikën do të ndërtohet.
Në një intervistë për “CBS”, e para që prej fitores historike në 8 nëntor, miliarderi thekson se në disa zona është i nevojshëm muri ndërsa në disa të tjera mund të vendosen gardhe.

“Jam shumë i mirë në ndërtim. Në disa zona ka nevoje për mure, në të tjera mund të ngrihen gardhe. Do të dëbojmë 2 ose 3 milionë emigrantë të paligjshëm me të dhëna kriminale ose do t’i burgosim ata”, deklaroi Trump.
Presidenti i zgjedhur shtoi se rastet e emigrantëve të tjerë të parregullt do të vlerësoheshin pasi kufiri të sigurohej. Plani për ndërtimin e murit dhe detyrimi i Meksikës të paguajë për të ishte një prej më të debatuarve gjatë fushatës, por që gjeti mbështetje masive tek përkrahësit e Trumpit.
Republikani shkaktoi zemërim të madh kur sugjeroi se Meksika po eksportonte përdhunues e trafikantë përtej kufirit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button