Home / Parlamentare / Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, ja rendi i ditës

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, ja rendi i ditës

konference1-525x350Të hënën, më 1 shtator ora 17:00, nis sesioni i tretë i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur sot pa praninë e opozitës së djathtë, miratoi kalendarin trejavor të punimeve të parlamentit për ditët në vijim.
Axhenda e seancës së ditës së hënë parashikon hapjen zyrtare të sesionit të ri, miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 1 shtator-9 tetor dhe të kalendarit trejavor për periudhën 1-18 shtator.
Rendi i ditës përfshin edhe pesë dekretet e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të miratuara në seancën e 31 korrikut.
Po ashtu, deputetët do të votojnë dhe dy dekretet e Kreut të Shtetit, ai për emërimin e Ermonela Felaj, në detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe dekretin e shkarkimit të Ilirjan Celibashit nga kjo detyrë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: