Kosova

Pakistani vlerëson marrëdhëniet me Kosovën dhe kërkon mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit

Presidentja-Atifete-Jahjaga-u-takua-me-Presidentin-e-Pakistanit-Mamnoon-Hussain-11-443x350Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Ankara, Turqi, me Presidentin e Pakistanit, Mamnoon Hussain, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Hussain theksuan nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, bëhet e ditur në njoftimin e sapodërguar sot nga Presidenca kosovare.
Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, tha se Pakistani i vlerëson marrëdhëniet me Kosovën dhe kërkon mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve përmes shkëmbimeve dhe tregtare, si dhe të vizitave të ndryshme. Ai tha se ndihma e Pakistanit për Kosovën do të vazhdojë të jetë e plotë dhe siguroi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e plotë të vendit të tij për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, posaçërisht të anëtarësimit të saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Konferencës Islamike.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Pakistanit, Mamnoon Hussain (2)Presidentja Jahjaga tha se ndihma e Pakistanit për Kosovën, që prej përfundimit të luftës, përmes pranisë në misione ndërkombëtare, ka qenë e rëndësishme dhe theksoi nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve. Duke folur për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi se, përveç anëtarësimit në të gjitha nismat rajonale dhe në BE e NATO, Kosova synon përmbylljen e procesit të anëtarësimit edhe në OKB dhe për këtë është e domosdoshme ndihma e vendeve përkrahëse të saj. Presidentja Jahjaga tha se Pakistani, një vend me ndikim në pjesën e Azisë, mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në nisma të ndryshme ndërkombëtare, në veçanti në njohjen nga vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button